Arabia Saudite njoftoi sot dhënien për OKB-në të një ndihme prej 274 milionë dollarësh për financimin e operacioneve humanitare në Jemen, në përgjigje të një kërkesë të bërë në këtë kuadër një ditë më parë nga organizata ndërkombëtare.
"Ky donacion u urdhërua dje nga Mbreti Salman Bin Abdulaziz”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve "Spa", duke cituar një komunikatë të kabinetit mbretëror në Riad.
Ajo i korrespondon një shume të kërkuar një ditë më parë nga OKB-ja dhe partnerët humanitarë për t’iu përgjigjur nevojave të 7,5 milionë banorëve të prekur nga konflikti i armatosur në Jemen, ku Riadi ka ndërmarrë një operacion ushtarak kundër rebelëve huthi./trt/