Ushtria siriane ka kryer një sulm tjetër me bomba fuçi me gaz klorin, në Jebel ez Zawiyah, në Idlib në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Revolucionar i Sirisë raporton se ushtria besnikë ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, nga helikopteri ka hedhur bomba helmuese me gaz klorin në Jebel ez Zawiya, në Idlib, e cila është e kontrolluar nga kryengritësit e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë.
Siç theksohet, në këtë sulm janë plagosur një numër i madh i njerëzve, të cilët kanë vështirësi me frymëmarrjen dhe të vjella, ku janë dërguar në një spital lokal. Në mesin e të dërguarve në spital kishte një numër të madh fëmijësh.
Edhe aktivistët lokale nga Idlibi kanë konfirmuar akuzat për sulme të ushtrisë siriane me bomba të ndaluara me përmbajtje helmuese klorin.