SHBA, gjendje lufte në Baltimore (Foto/Video)

Shteti i Merilendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin më të madh të saj, Baltimore, pasi ky qytet është kthyer në një shesh luftimesh pas funeralit të Fredi Grejit, afroamerikanit që vdiq nga dhuna e policisë.

Më shumë se 1000 oficerë policie dhe 5000 të tjerë nga vendet e afërta janë në gjendje gatishmërie në qytet, teksa dhuna ndaj policisë është përshkallëzuar.

Ndërkohë, presidenti Obama është në kontakte të vazhdueshme me guvernatorin për situatën e krijuara.

Niveli i mobilizimit të trupave policore është i njëjtë me atë të trazirave të vitit 1968, kur u vra Martin Luter Kingu.

Kryengritësit kanë sulmuar policinë, kanë djegur me qindra dyqane, si edhe kanë marrë nën kontroll disa pjesë të qytetit, transmeton Shekulli. Tashmë, turma ka dalë jashtë kontrollit.

Deri tani, raportohet për 15 policë të plagosur, pjesa më e madhe e tyre kanë fraktura në gjymtyrë si pasojë e dhunës. Dy prej tyre janë në gjendje kritike. Policia ka arrestuar të paktën 27 agresorë.

Një poliklinikë që i ka kushtuar qytetit 16 milionë dollarë dhe që pritej të hapej së shpejti është shkrumbuar nga zjarri. Shumë godina të tjera janë përfshirë nga flakët, teksa zjarrfikësit e kanë të vështirë detyrën, pasi nuk u garantohet siguria për jetën.

Pjesa perëndimore e qytetit është në kaos total. Dyqane, farmaci dhe librari po bastisen nga turmat. Një turmë tjetër ka grabitur një dyqan armësh, çka e komplikon së tepërmi situatën. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat