Ushtarët izraelitë arrestojnë 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelite kanë vazhduar përsëri me operacionet për arrestimin e palestinezëve. Në orët e fundit janë arrestuar 25 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite në një njoftim në llogarinë e saj në Twiter thekson se "Ushtarët, në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 25 persona të cilët kërkoheshin nga forcat e sigurisë me arsyen se janë përfshirë në ngjarje të dhunshme".

Në njoftim nuk janë dhënë informacione se në cilët qytete janë arrestuar personat.

Forcat izraelite, në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem shpesh herë arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat