Forcat opozitare të cilat prej një kohe të gjatë janë të ekspozuara nga sulmet ajrore dhe tokësore të forcave të Asadit, duke theksuar se kanë marrë nën kontroll disa rajone të rëndësisë "strategjike" në rajonin e Halebit të vjetër kanë thënë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave të regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ebu Hatab, një nga komandantët e Regjimentit të parë (Fevcu'l Evvel) të forcave opozitare në Haleb në një deklaratë për gazetarin e AA tha se kanë marrë nën kontroll xhaminë Beshir Pasha me ndërtesat përreth saj që përdoreshin si vende strategjike nga forcat e regjimit në afërsi të qendrës së qytetit në rajonin e Halebit të vjetër.
Hatab, është shprehur se forcat e Asadit u munduan shumë për të marrë përsëri xhaminë por nuk kanë mundur ta rimarrin atë. Në vazhdim të fjalës së tij ai tha:
"Lëvizja Safvetu'l İslamije me Regjimentin e parë në operacionet e përbashkëta ndërmarra janë duke përparuar drejt qendrës së qytetit. forcat opozitare kur morën xhaminë falën namazin e falenderimit dhe lexuan kur-an. Jemi duke përparuar nga kalimet e hapura në muret drejt vendeve ku ndodhen forcat e regjimit përreth rajonit të Halebit të vjetër dhe kalasë historike të Halebit.
- "Në 3 ditë luftime janë vrarë 157 ushtarë të regjimit"
Hatab ka shtuar më tej se "Trupat opozitare morën nën kontroll vendet me rëndësi "strategjike" në rajonin e Halebit të Vjetër. forcat e regjimit kanë pësuar humbje të mëdha në luftime. Në Kofliktet e vazhdueshme që prej 3 ditësh janë vrarë 157 ushtarë të regjimit duke përfshirë edhe 3 oficerë të lartë. Operacionet tona në rajon kundër forcave të regjimit do të vazhdojnë".
Regjimenti i parë i cili është ndarë nga forcat e Frontit të Damaskut (Cephetu'sh Shamije) zë një vend aktiv në mesin e grupeve të opozitës në Haleb. Trupat e Regjimentit të parë në Halebin e vjetër dhe në shumë fronte lufton kudër forcave të regjimit./AA/