Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë Tiranën më 13 maj.
Sipas mediave shqiptare, vizita zyrtare pritet të zhvillohet më 13 maj, ku pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, si dhe një tryezë me biznesin.
Erdogan do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh.
Në fillim të marrjes së mandatit, Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë. Në maj të vitit 2014, Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.
Rama dy ditë më parë, në një forum biznesi në Stamboll, ftoi investitorët turq të investojnë në Shqipëri, në pesë sektorë prioritarë: energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.