Ushtria e Assadit bombardon kolonën e Gjysmëhënës së kuqe siriane

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur në sulmin me minahedhës së forcave besnike të presidentit sirian Bashar Al-Assad, ndërmarrë ndaj një kolone të ndihmës humanitare në Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të një zyrtari të mbrojtjes civile nga provinca Duma, forcat e regjimit me minahedhës, gjatë ndarjes së ndihmës, qëlluan kolonën e Gjysmëhënës së kuqe siriane.

Një zyrtar ka konfirmuar se në sulm humbi jetën një person, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, dhe tha se bëhet fjalë për civilët të cilët janë dërguar menjëherë në një spital lokal.

Dëshmitari okular i quajtur Yusuf Dumani ka thënë se janë qëlluar edhe automjetet e kolonës humanitare, e cila banorëve u shpërndante medikamente dhe qumësht për fëmijët.

Dumani tha se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë ikur nga kjo pjesë e qytetit, dhe shtoi se forcat e regjimit janë duke sulmuar rajonin Guta Lindore.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat