Sërish protesta në Shkup

Demonstruesit edhe sonte përsëri janë mbledhur në Shkup për protestuar kundër brutalitetit policor.

Edhe sot, si dje, policia që nga fillim i protestave i bllokoi të gjitha qasjet për në qeveri duke mos lejuar qindra protestues të afrohen afër ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit thonë se në këtë mënyrë po u mohohet e drejta për të protestuar, e cila është e garantuar me kushtetutë.

Ata kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet për fshehjen e vrasjes së 22-vjeçarit Martin Neskoski katër vjet më parë në Shkup./almakos/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat