Edhe dy helikopterë me persona të plagosur ndërmjet policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovë janë sjellë në spitalin e Shkupit.
Sipas informatave të deritanishme janë rreth 20 persona të plagosur dhe 3 të vrarë, përfshirë policë dhe civilë.
Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar.
Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.
Forca të armatosura rëndë te policisë vazhdojnë të shkojnë në vendngjarje. Autoblinda të shumta te armatosura edhe me Gulinov janë në thellësi të Lagjes së Trimave në Kumanovë, ndërkohë dëgjohen edhe të shtëna sporadike kallashnikovi.
Disa familje të kësaj lagje kanë arritur që të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe se bëjnë të ditur për dëme të mëdha të pësuara.
Ata theksojnë se plumbat kanë vërshuar në tërë lagjen dhe se ka të shtëna në një distancë të vogël.
Qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të indinjuar me gjendjen e krijuar sot, kërkojnë nga policët shqiptarë ndihmë për evakuimin e familjarëve të tyre.)
Megjithatë, hyrje-daljet që nga tregu i gjelbër i Kumanovës drejt Lagjes së Trimave janë të bllokuara dhe nuk lejohen lëvizjet e qytetarëve.
Madje, siç thotë edhe polici shqiptar, edhe familjarët e tij gjenden brenda zonës ku ka luftime, shkruan gazeta Koha.