Rasti “Drenica 1”, Sami Lushtaku dënohet me 12 vjet burg, Sylejman Selimi 6 vjet

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur verdiktin për të akuzuarit për krime lufte në rajonin e Drenicës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Zëri” raporton se Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një civili shqiptar.

Ndërsa Sylejman Selimi 6 vjet burg për dhunën ndaj dëshmitarit në qendrën e ndalimit në Likoc.

Sabit Geci lirohet nga akuza për krime lufte ndaj popullatës civile.

Kësisoj, Sami Lushtaku ka qenë i akuzuar për tri vepra penale të krimeve të luftës kunder popullatës civile duke përfshire vrasje, tortura dhe cenimin e shëndetit të disa dëshmitarëve te këtij rasti që në kohen e luftës kishin qenë te ndaluar ne Likovc.

Ai është shpallur fajtor vetëm për vrasje derisa për dy vepra të tjera është liruar Sylejman Selimi.

I akuzuar ka qenë për shtatë vepra penale të krimeve ndaj popullatës ndërsa edhe dënuar për veprën penale të torturave ndaj një dëshmitari, transmeton zeri.info.

Vepra penale për të cilën është dënuar Sami Lushtaku, sipas aktakuzës se EULEX-it është kryer në shtator të vitit 1998 ne një lokacion në mes fshatrave Galice dhe Dubovc të Drenicës.

Ai është dënuar ngase sipas kryetarit te trupit gjykues, Dariusz Sielcki, është vërtetuar se Lushtaku në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së e ka vrarë një civil të burgosur shqiptar të panjohur, duke shtënë tri herë mbi kokë me pistolet “TT”.

Sylejman Selimi ndërkaq është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanaselle, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likovc duke e rrahur shjne teksa ai po e pastronte dyshemen e burgut. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat