Gjykata Themelore e Mitrovicës, për rastin "Drenica 2", shpallë këtë vendim: Pas shqyrtimit të mbajtur publikisht në prani të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, sot shpallim këtë aktgjykim:
Të dhjetë të akuzuarit shpallen fajtor sepse me dashje kanë kryer dhunë, torturë dhe trajtim mizor ndaj dëshmitarit “A dhe B” që kane qenë te ndaluar në Likovc, shkruan gazeta “Zëri”.
Sylejam Selimi – plus 8 vjet burgim (14 vite burgim për krime lufte)
Jahir Demaku – plus 5 vjet burgim
Zeqir Demaku- plus 5 vjet burgim
Isni Thaçi - 6 vjet burgim
Agim Demaj - 3 vjet burgim
Fadil Demaku – 3 vjet burgim
Nexhat Demaku 3 vjet burgim
Bashkim dhe Driton Demaj 3 vjet burgim
Selman Demaj 3 vjet burgim