30 të vdekur nga sulmet e fundit të regjimit sirian në Haleb

Nga sulmet e ndërmarra nga ushtria siriane në zonat e ndryshme të Halebit të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve kanë humbin jetën 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë (LCC) theksohet se helikopterët e ushtrisë kanë sulmuar me "bomba fuçi" rajonin Tel Rıfat i cili ndodhet në veri të Halebit dhe është nën kontrollin e opozitarëve. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 16 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë. Ndërsa në sulmin e ndërmarrë në lagjen e vjetër Cub Kube të Halebit kanë humbur jetën 14 persona.

Në deklaratë gjithashtu pohohet se në sulmet ajrore janë plagosur dhjetëra të tjerë dhe se ka patur dëme të mëdha në rajonet Tel Rıfat dhe Cub Kube.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat