Racizmi në SHBA: Një person me ngjyrë të bardhë vret nëntë persona në një kishë afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut (VIDEO)

SHBA është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Një person me ngjyrë të bardhë, rreth të 20-ave, hyri në një kishë historike afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, duke vrarë nëntë persona.

Tetë persona u vranë brenda në kishë, i nënti vdiq më vonë.

Një drejtues policie tha se beson se është krim urrejtje.

Daily Mail raporton se personi i armatosur la një grua të gjallë, në mënyrë që t’i tregonte botës se çfarë kishte ndodhur.

Edhe një vajzë vetëm 5 vjeç i mbijetoi sulmit, pasi u hoq sikur kishte vdekur.

Agresori hyri në kishë gjatë kohës që kishte një grup studimi për Biblën.

Mes viktimave ishte pastori i kishës dhe një senatore e shtetit.

Kryebashkiaku i qytetit Charleston, Joe Riley, tha se ky është një krim për të cilin nuk ka fjalë.

Kandidati për president, Jeb Bush, anuloi një aktivitet të planifikuar për në Charleston të enjten, për shkak të vrasjeve.

Sipas BBC, sulmi vjen dy muaj pasi një person i zi, i paarmatosur, u qëllua dhe u vra nga një oficer i bardhë në Charleston-in verior.

Vrasja shkaktoi protesta të dhunshme dhe nxori në pah tensionin racor në qytet.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat