Rreth 200,000 muslimanë falin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa

Rreth 200,000 muslimanë falën namazin e xhumasë së parë të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët nga Jerusalemi dhe Bregu Perëndimor filluan të grumbullohen në Al-Aksa që në agim.

Atyre iu bashkuan qindra palestinezë nga Rripi i Gazës. Ushtria izraelite kishte lejuar rreth 500 besimtarë të udhëtojnë nga Gaza për në xhaminë Al-Aksa.

Qindra oficerë të policisë izraelite u shpërndanë në të gjitha hyrjet dhe daljet.

Pas përfundimit të namazit, besimtarët u shpërndanë në të gjithë Al-Aksën për të lexuar Kur'an dhe për të dëgjuar ligjëratat fetare.

Për muslimanët, Al-Aksa paraqet xhaminë e tretë të shenjtë në botë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat