Adem Ramadani bëhet hafëz i Kuranit (Foto & Video)

Me leximin e ajeteve të fundit të xhuzit “Ame”, Adem Ramadani sot ka përfunduar me mësimin përmendësh të Kuranit, që i jep atij dhe titullin hafëz i Kuranit.

Lidhur me rrugëtimin e tij deri këtu, Adem Ramadani thotë: “Në Ramazan të vitit 1998 i mësova shkronjat e Kuranit te Hfz. Llukmani, fqinji i im i lagjes. Pas pesë viteve, përsëri në muajin e bekuar të Ramazanit të vitit 2003 e mësova texhvidin (rregullat e drejt leximit dhe drejtshqiptimit të Kuranit) te hoxha i lagjes Dr. Metush Memedi. Pas largimit nga muzika, në vitin 2005 fillova me memorizimin e Kuranit te hoxha i nderuar Ismail Asllani i cili ka mbaruar fakultetin e hadithit në Medine me të cilin arrita të mësoj 12 xhuza nga Kurani. Vitet e fundit, që nga shtatori i vitit 2011 fillova nxënien përmendësh të Kuranit (me devra) , te një ndër hafëzllarët më të mirë të Kuranit, Isa Bekteshi nga Shkupi, ku dhe mbarova me sukses sot më 23 qershor 2015”.

Për këtë arritje ai ka falënderuar Allahun.

“O Allah të falënderoj dhe madhëroj ashtu siç i takon madhërisë Sate që më udhëzove dhe që ma mundësove të përfundoj me sukses hivzin e Kur’anit”.

Adem Ramadani është një ndër këngëtarët që i pari kishte filluar me interpretimin e këngëve me tematikë fetare, e që te populli njihen si ilahije.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat