Shaqiri priti në shtëpinë e tij dr.Shefqet Krasniqin (Foto)

Futbollisti shqiptar që tashmë ka prekur majat evropiane, Xherdan Shaqiri, ka pritur  në shtëpinë e tij hoxhën e mirënjohur, Shefqet Krasniqi.

Hoxhë Krasniqi e ka e falënderoi futbollistin Xherdan Shaqirin për pritjen, duke e përgëzuar për sukseset dhe njëkohësisht e sugjeroi atë që asnjëherë të mos harrojë traditën, kulturën, por edhe fenë e popullit që i përket, transmeton Mesazhi.

Ruajta e këtyre vlerave, sipas Krasniqit, pavarësisht karrierës dhe sukseseve botërore, është jetike.

Në shenjë falënderimi hoxhë Shefqet Krasniqi i ka dhuruar mesfushorit të Interit disa libra.

Në këtë takim miqësor ishte i pranishëm edhe këngëtari Gold Ag.

Edhe reperi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Shaqirin. “N’Zhegër te Xherdani”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

shaqalibra

shaqahoxhagoldi

goldi-xherdani


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat