Humb jetën Kryeprokurori i Egjiptit pas një atentati me bombë

Njoftohet se ka humbur jetën Kryeprokurori Hisham Berekat i cili u plagos në një sulm me bombë ndaj autokolonës së tij në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga ministria e shëndetësisë së Egjiptit rikujtohet se autokolona e Kryeprokurorit Berekat ishte bërë pre e një sulmi me bombë gjatë kohës kur po kalonte në afërsi të akademisë ushtarake në lagjen Heliopolis të Kajros.

Në deklaratën ku vihet në dukje se bashkë me Barekat u plagosëne dhe 6 persona të tjerë theksohet se Kryeprokurori pavarsisht ndërhyrjeve në spital ka humbur jetën.

Sulmi është marrë përsipër nga organizata e quajtur "rezistenca popullore".

Kryeprokurori Berekat ishte emëruar në këtë detyrë pas grushtit të shtetit më 3 korrik 2013.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat