Në ditët e fundit sulmohen 6 kisha të afro-amerikanëve në jug të SHBA-së

Në 6 kisha në jug të SHBA-së të cilat frekuentoheshin kryesisht nga afro-amerikanët janë përfshirë nga zjarri, ndërsa theksohet se në të paktën 3 prej tyre zjarri është shkaktuar si pasojë e zjarrvënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas sulmit të amerikanit të bardhë 21 vjeçarit Dylan Roof ndaj kishës “Emanuel African Methodist Episcopal” e cila frekuentohej nga afro-amrikanët në Kaolinën e Jugut, ku si pasojë humbën jetën 9 persona, edhe në rajonet e tjera në jug janë përjetuar ngjarjet e zjarrvënieve ndaj kishave.

Organizata e cilat kujdeset për të drejtat e qytetarëve në Jug ka njoftuar se si pasojë e zjarreve në 6 kishat javën e kaluar ka patur një dëm të madh.

Teksa FBI dhe Departamenti i Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve janë duke vazhduarhetimet për zbardhjen e ngjarjeve dhe gjetjen e autorëve, Qendrat për të drejtat e njeriut kanë theksuar se ngjarjet nuk janë rastësi dhe se duhet të konsiderohet si një krim urrejtjeje.

Më 21 qershor “Kisha Adventiste Shtatë ditë- College Hill” në qytetin Knoxville në Tennesse dhe një kamion i kishës u dëmtuan si pasojë e një zjarri. Policia në një deklaratë në kanalin televiziv WATE-TV u shpreh se ka nisur hetimet në lidhje me sulmin, por se nuk e ka konsideruar si "krim të urrejtjes".

Edhe në kishën “Mesihu Fuqia e Zotit” në qytetin Macon në Georgia më 23 qershor pati rënë një zjarr ku dhe autoritetet e policisë theksuan se zjarri ka ndodhur si pasojë e zjarrvënës.

Sipas një kërkimi të Huffington Post mësohet se që nga viti 1956 e deri tani në SHBA kanë ndodhur 91 ngjarje si sulme me armë, shpërthime, zjarrvënie dhe vandalizëm. Por ajo që ka ngjallur më shumë jehonë ndër këto ka qenë ajo në vitin 1963 në kohën e fuqizimit të Lëvizjes Qytetare, sulmi i ndërmarrë ndaj kishës Baptiste në rrugën 16 në Birmingham të Alabama's e cila frekuentohej kryesisht nga afro-amerikanët. Ky sulm i cili përfundoi me vdekjen e 4 vajzave fëmijë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat