Opozitarët ndaj regjimit të Asadit kanë marrë nën kontroll një numër të madh të pikave të kontrollit ushtarak të cilat kanë një rëndësi strategjike në qytetin Haleb të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndaj ndërtesave të inteligjencës të forcave të regjimit të cilat ndodhen në veri të qytetit në lagjen Xhemiyetu'z Zehra u ndërmorën sulme me mortaja të quajtura "ferri" dhe me antiajrorë.
Forcat opozitare pas konflikteve intensive mundën të marrin nën kontroll depot e ujit dhe një numër të madh të pikave ushtarake të kontrollit të cilat kanë një rëndësi strategjike në lagjen Xhemiyetu'z Zehra.
Grupet e armatosura opozitare të drejtuara nga "Qendra e Operacioneve për Çlirimin e Halebit" gjithashtu ndërmorën sulme edhe në rajonet Halidije, Eshrefije, Rashidin dhe në kazermat dhe pikat ushtarake në rajonin përreth Shkollës së Artilerisë.
Një nga komandantët e forcave opozitare, Raid Yasir Abdurrahman, në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se në operacionin e Çlirimit të Halebit kanë marrë pjesë grupet Ahraru'sh Sham, Ensaru'l Muhaxhirin, Fronti i Damaskut dhe Fronti Nusra tha se: "Trupat opozitare, kanë nisur sulmet ndaj forcave të regjimit në shumë fronte si lagjja Xhemiyetu'z Zehra, rajoni Rashidin dhe Halidije. Forcat e regjimit kanë pësuar humbje të mëdha në lagjen Xhemiyetu'z Zehra".
Abdurrrahman, duke theksuar se qëllimi i opozitarëve është çlirimi i Halebit duke marrë nën kontroll qytetin u shpreh se: "Lusim Allahun të na mundësojë çlirimin e plotë të qytetit. Opozitarët në Haleb me një tank të forcave të Asadit kanë shkatërruar një numër të madh të mjeteve ushtarake".
Lagjja Xhemijetu'z Zehra që nga fillimi i ngjarjeve në mars të vitit 2011 e deri tani për regjimin ka qenë një nga rajonet me rëndësi strategjike për arsyen se forcat e regjimit e përdorin si bazë dhe për shkak të mbrojtjes që ofron.