Britania e Madhe furnizoi me armë Izraelin gjatë sulmeve në Gaza

Britania e Madhe edhe pas sulmit izraelit të vitit të kaluar ndaj Palestinës, gjatë së cilës u vranë më shumë se 2.000 njerëz ka vazhduar eksportimin e pajisjeve ushtarake në Izrael.

Mediat britanike raportuan se Britania e Madhe menjëherë pas sulmit ndaj Palestinës, Izraelit i ka eksportuar pajisje ushtarake me vlerë 4 milionë sterlina.

Sipas gazetës britanike "The Independent" Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i bëri shtije Izraelit duke mos e marrë parasysh mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve kundër palestinezëve ndërsa pretendohet se kjo shitje do të vazhdoj.

Ndërkohë sipas lajmit në fjalë thuhet se pjesë e pajisjeve ushtarake janë edhe armatime si predha, fishekë etj. Ndërkohë theksohet se në grupin e pajisjeve ka edhe dronë dhe pjesë këmbimi për nëndetëse./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat