Në 6 muajt e fundit ushtria izraelite ka vrarë 23 palestinezë

Njoftohet se në operacionet e ndërmarra nga ushtria izraelite në gjysmën e parë të vitit 2015 kanë humbur jetën 23 Palestinezë, 2 mijë e 156 të tjerë janë arrestuar, ndërsa janë shembur 131 shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e pregatitur nga Qendra kërkimore Abdullah el-Hurani e cila është e lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se "në operacionet e ndërmarra që nga fillimi i vitit e deri tani në trojet e pushtuara në Bregun Perëndimorë, Jeruzalem dhe Rripin e Gazës nga ushtria izraelite janë vrarë 23 palestinezë":

Gjithashtu është dhënë informacioni se Ushtria izraelite që nga fillimi i vitit e deri tani ka arrestuar 2 mijë e 156 palestinezë dhe se një e treta e tyre janë nga Jeruzalemi. Sipas raportit në mesin e të arrestuarve ka 140 gra dhe 155 fëmijë. Ndërsa theksohet më tej se 120 nga të arrestuarit janë nga Gaza.

Në raportin ku vihet në dukje se ushtira izraelite me pretendime të ndryshme në këtë periudhë ka shembur 131 shtëpi dhe gjithashtu një numër të madh të puseve të ujit. Në raport thuhet se në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimorë ushtria izraelite ka shkulur 9 mijë e 440 ullinj dhe hardhi rrushi.

Në raport gjithashtu është rikujtuar se "Ushtria izraelite në të njëjtën periudhë të vitit 2014 ka vrarë 42 Palestinezë".


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat