Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçiq.
Vuçiq ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë, përcjell zeri.info.
Intervenimi ka qenë i shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar, ai u dërgua në makinë, por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.
Kryeministri serb u godit nga një gur në fytyrë dhe me këtë rast u plagos lehtë.
Vuçiq dhe shoqëruesit e tij janë evakuuar dhe janë në rrugën e tyre në Beograd.