Kryeministri, Nikolla Gruevski po bënë spektakël të vërtet me arrestimin e disa hoxhallarëve të Shkupit.
Qëllimi i Gruevskit është të shpërqendroj vëmendjen nga problemet aktuale me të cilët ballafaqohet Maqedonia ku mbi 300 mijë persona janë të papunë, standardi jetësor është nën nivelin e duhur ndërsa elita politika brenda natës janë shndërruar në milioner holivudian, shkruan Zhurnal.
Ndryshe në “bombat” që i publikoi lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev qartë dëgjohej se si funksionarët e VMRO-DPMNE-së kanë bërë miliona euro përmes tenderëve të cilët i ka kontrolluar kryeministri, Nikolla Gruevski.
Nga e gjithë kjo situatë e rëndë ekonomike dhe politike, Gruevski shpëtimin e vetëm e ka që përmes arrestimeve spektakulare të mashtroj popullatën në Maqedoni se rreziku më i madh është nga disa hoxhallarë të caktuar.
Gruevski paralajmërimin e ditë më parë me rastin e festës së Ilindenit se në Maqedoni ka terrorist dhe një ditë do të vijnë të hedhin bomba në shtëpitë dhe banesat tona, dëshiron ta arsyetoj para Brukselit dhe Uashingtonit se në Maqedoni problem ka vetëm me radikalistët dhe me asnjë tjetër.
Pas vitit 2001, spektakël të këtillë bëri edhe ish ministri I brendshëm, Lube Boshkovski i cili pas vrau 9 emigrant pakistanezë të pafajshëm në Shkup te Vreshtat e Rashtakut deklaroi se këta janë terroristë që kanë dashur ta sulmojnë ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Më vonë doli se emigrantët kanë ardhur në Maqedoni për shkaqe ekonomike.
Ndryshe, edhe pse në shtetet e Bashkimit Evropian supozohet se ka islamistë radikal asnjëherë nuk janë bërë arrestime spektakualare të hoxhallarëve si në Kosovë, qe tani po ndodh edhe në Maqedoni.
Ndryshe në Kosovë, sapo u arrestuan imamët, ata u lëshuan nga Gjykata si të pafajshëm.