Në Egjipt, kryetari i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) Muhammed Bedii dhe 18 të pandehur të tjerë të gjykuar për çështjen e njohur si "bastisja e komisariatit" dënohen me burg të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet gjyqësore mësohet se gjykata penale Port Said në seancën e mbajtur në ndërtesën e akademisë së policisë në kryeqytetin Kajro me arsyetimin për "nxitje në bastisjen e komisariatit" ka dhënë dënim me burg për jetë ndaj 19 personave ku mes tyre gjenden Muhammed Bedii, kryetari i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Safvet Hicazi një prej liderëve të Aleancës Kombëtare për të mbështetur legjitimitetin dhe kundërshtuar grushtin e shtetit, Muhammed el-Biltaci, sekretari i përgjithshëm i partisë Liri dhe Drejtësi (HAP) e cila është mbyllur. Theksohet gjithashtu se në çështjen ku gjykohen 191 të pandehur mes personave të dënuar me burgim të përjetshëm ndodhen edhe emra kryesorë të Vëllazërisë Myslimane (ihvan).
Gjykata gjithashtu në kuadër të të njëjtës çështje të gjykimit për 76 të pandehur të tjerë ka dhënë masën e dënimit me burg të përjetshëm në mungesë, ndërsa ndaj 28 të tjerëve dënimin me 10 vite burg si dhe ka liruar 68 persona.
Theksohet se më 23 janar 2013 një sulm u ndërmor ndaj qendrës së policisë El-Arab në qytetin Port Said në verilindje të Egjiptit dhe në ngjarje humbën jetën 5 persona.