Mr. Nehat Ismaili, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptar në Zvicër, kërkoi që të tregojmë kujdes ndaj emigrantëve sirian, ashtu si treguam kujdes ndaj hebrenjve. Sipas tij, dikur turreshim në Siri për të përfunduar shkollat falas, ndërsa sot i harrojmë ato edhe pse kanë ardhur në konakun tonë.
“Dikur intelektualët shqiptarë mburreshin para syve të botës se shqiptarët kanë strehuar hebrenjtë nga përndjekja e falangës hitleriane, ndërsa sot, shumë pak për të mos thënë aspak nuk e diskutojnë mjerimin, tragjedinë e emigrantëve të popullit sirian përmes formave të ndryshme të solidarizimit.
Deri dje turreshin drejt Sirisë, tani ky popull paqedashës na erdhi në konak, një sprovë para Allahut Lavdiplotë.
Së paku të tregohemi human siç u treguam me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Imami Ismaili, transmeton zhurnal.mk