Në Austri gjendet një kamion me 50 migrantë të vdekur

Në një kamionçinë të braktisur në një autostradë në rajonin Burgerland të Austrisë gjenden rreth 50 trupa të pajetë, ku dyshohet se iu përkasin refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se është gjendur një kamionçinë e braktisur në autostradën A4 në Burgenland të Austrisë lindore.

Theksohet se në kamionçinë janë gjendur një numër i madh i trupave, ku sipas të dhënave paraprake mësohet se janë të paktën 50 trupa të pajetë. Gjithashtu theksohet se mund të rritet numri i tyre dhe se trupat kishin filluar të dekompozoheshin.

Dyshohet paraprakisht se refugjatët ilegalë kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së ajrit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat