Erdogan: Vendet europiane e kanë shndërruar Mesdheun si një varr për refugjatët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij në konferencën B20 u shpreh se "Nuk duhet të harrohet kurrë se kudo që të ketë nisur zjarri i terrorizmit, absolutisht ai në fund do të kthehet në një fatkeqësi që do të djegë të gjithë botën. Në çështjen e luftës kundër terrorizmit i bëj thirrje të gjithë botës kryesisht Perëndimit që të jenë të ndjeshëm dhe të bashkëpunojnë", raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u shpreh më tej se: "Me keqardhje dua të shpreh se vendet perëndimore nuk kanë treguar, nuk kanë mundur të tregojnë ndjeshmërinë ndaj kësaj problematike e cila duke filluar që nga kufijtë jugorë të vendit tonë, bashkë me Sirinë dhe Irakun si një këmishë prej zjarri djeg shumë vende të tjera".

Presidenti turk duke theksuar se G20 nëse do të funksionojë vetëm si një bazë e bashkëpunimit ekonomik ajo nuk do të arrijë ndikimin e dëshiruar, u shpreh se " jemi të detyruar që G20 në të njëjtën kohë të kontribuojë edhe për paqen dhe stabilitetin global. Sepse po nuk u sigurua paqja, qetësia, mjedisi i sigurtë në nivel global është e pamundur që të arrihen objektivat ekonomike".

"Vendet evropiane janë partnerë në mëkatin e çdo refugjati që ka humbur jetën"-

Erdoğan i cili shprehet se "Vendet Europiane të cilët e kanë shndërruar si një varr Mesdheun, i cili është djepi i qytetërimeve më të lashta në botë janë partnerë në mëkatin e çdo refugjati që ka humbur jetën", ka theksuar se: "Një fëmijë 3 vjeç u gjend në bregdetin tonë nga një anije që transportonte refugjatë dhe që u mbyt në Mesdhe. A nuk do ta japë e gjithë njerëzia llogari për  këtë fëmije 3 vjeç që u gjend në brigjet tona?".

Presidenti i Turqisë ka vazhduar më tej duke u shprehur se "ato që mbyten në Mesdhe nuk janë vetëm refugjatët por edhe njerëzimi ynë. Në Mesdhe po mbyten edhe vlerat që na bëjnë në që jemi. Çdo refugjat që braktiset në mëshirë të fatit, madje duke i përmbytur anijet me qëllim e duke i dërguar drejt vdekjes, keqtrajtimi jo-njerëzor në kufij janë një tregues i kësaj të vërtete të hidhur. Me dëshirën për një mirëqenie më të mirë, mbyten në Mesdhe dhe në Egje ku trupat e tyre meshkuj, gra, të moshuar, fëmijë dalin në brigjet tona...Çdo njeri hap një plagë të thellë në shpirtrat tanë. Madje ne nuk vërejmë, nuk kemi dëgjuar as edhe një shenjë të pendimit nga ato që i braktisin këto njerëz drejt vdekjes në Mesdhe dhe në Egje".

Erdoğan duke vënë në dukje se Perëndimi i cili nuk mund të durojë edhe refugjatët që i kanë ardhur në derë e ka humbur të besuarit me pretendimin se po punon për të dërguar paqe dhe mirëqenie dhe liri në Irak, Siri, Libi, ka deklaruar se: "A e dini se çfarë bëhet atje? Po ua shpreh hapur, 'në Libi, Irak ka naftë, të përvetësojmë naftën atje'. A nuk qëndron kjo tani? 80 përqind e naftës së Irakut është në dorën e Perëndimit. Ata e drejtojnë, ata nga atje marrin ajkën e kësaj. Dhe thonë 20 përqind ‘mere ti përdore’. E njëjta gjë është edhe për Libinë. Teksa të gjitha këto të vërteta janë në shesh, kjo është një kontrsukt i pa pranueshëm në botë".

"Do të vazhdoj të shpreh të drejtën"- 

Erdoğan ka vazhduar më tej se: "Sistemi i sigurisë globale i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore nuk funksionon. Elementi më i rëndësishëm i këtij sistemi është kthyer në një strukturë që nuk i përgjigjet asnjë  problematike, asnjë çështjeje jashtë interesave të 5 vendeve që janë anëtare të përhershme të KS së OKB-Së. Për këtë arsye ne themi se "bota është më e madhe se pesa". Ne themi se "fati i 196, afërsisht i 200 shteteve nuk mund të dënohet në buzën e një prej këtyre 5 vendeve". Atëherë njëri duhet ti shprehë këto. Nga media botërore lançohet gjithmonë si e ‘keqe’ sepse e ka thënë Erdoğan. Jepini lançojeni keq. Unë gjatë gjithë jetës sime do të vazhdoj të shpreh atë që është e drejtë”./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat