Në tetë muajt e fundit në Siri, kanë humbur jetën 2,209 fëmijë, sipas të dhënave të Organizatës për Monitorimin e Respektimit të të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR), raporton Anadolu Agency (AA).
Ata theksojnë se në konfliktet që zgjasin për rreth pestë vite midis forcave të opozitës dhe forcave besnike të Bashar al-Assad, nga janari deri në gusht të këtij viti, janë vrarë 2 209 fëmijë.
SNHR thekson se problemi i vrasjes së fëmijëve dhe problemi i refugjatëve nuk do të zgjidhet për sa kohë zgjat kriza në vend. "Vonesa në zgjidhjen e krizës siriane do të shkaktojë probleme të përhershme të cilat do të kenë ndikim tek fëmijët për një kohë të gjatë" thekson SNHR.
Ata kujtojnë se kriza humanitare në Siri, është shkelje e të drejtave të njeriut. Rikujtojmë se fotografia e Aylan Kurdi trupi i vdekur i së cilës u gjet në brigjet e qytetit Bodrum, shkaktoi reagime të ashpra nga publiku dhe vuri në dukje problemet me të cilat përballen emigrantët, shumica nga Siria dhe Iraku.
Aylani, nëna dhe vëlla i saj së bashku me nëntë persona të tjerë humbën jetën, si pasojë e përmbytjes të anijes pranë Bodrumit në Turqinë perëndimore.