Në votimin e kryer në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB-së me 193 vende anëtare, projekt-drafti i cili parashikonte vendosjen e flamurit palestinez u pranua me 119 vota "pro", ndërsa 45 vende kanë votuar "abstenim" dhe 8 të tjera kanë votuar "jo". Vendet të cilat kanë votuar "jo" janë Izraeli, SHBA, Kanada, Australi, Ishujt Marshall, Tuvalu, Palau dhe Mikronezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë prej përfaqësuesve të vendeve anëtarë të cilët kanë marrë fjalën në këtë takim kanë vënë në dukje se vendosja në OKB e flamurit të Palestinës e cila ka statusin "shtet jo-anëtar vëzhgues" nuk është e mjaftueshme dhe kanë theksuar se Palestina duhet të jetë anëtare e plotë në OKB.
Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Levent Eler në lidhje me pranimin e draftit tha se ky është një hap i rëndësishëm në kuptimin historik dhe simbolik për të zgjidhur padrejtësinë kundër popullit palestinez.
Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Rijad Mansur e ka cilësuar si "një hap të rëndësishëm dhe të ri në rrugën për njohjen si një shet të pavarur".
Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Samantha Power ka theksuar se vendosja e flamurit palestinez në OKB nuk do të jetë një alternativë në negociata dhe se SHBA është kundër kësaj nisme.
Me pranimin e këtij drafti në vendin ku ndodhen flamujt e 193 vendeve anëtare duhet që brenda 20 ditëve të vendoset flamuri i Palestinës, i cili pritet të vendoset nga Presidenti Palestinez Mahmut Abbas i cili do të mbërrijë në SHBA për mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme.
Në votimin e kryer në vitin 2012 për marrjen e statusit si vend vëzhgues jo-anëtar të Palestinës në OKB nga 193 vende anëtare Palestinën e patën mbështetur 138 vende, ndërsa 9 vende patën votuar "jo" si dhe 41 vende abstenuan.