Nga shembja e një vinçi në qytetin e shenjtë, Mekë, për shkak të motit të keq, numri i të vdekurve arriti në 107, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Twitter nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite, thuhet se numri i të vdekurve ka arritur në 107, ndërsa numri i të plagosurve në 238.
Theksohet se në zonën ku ndodhi fatkeqësia vazhdon pastrimi dhe heqja e mbetjeve të vinçit, ndërkohë ditën e sotme Qabja nuk është hapur për besimtarët në kohën e namazit të sabahut.
Në deklaratat e mëparshme ishte thënë se në këtë tragjedi humbën jetën 65 persona dhe më pas në një tjetër deklaratë flitej për 80 persona të vdekur, ndërsa në orët e vona në një deklaratë të përditësuar u tha se numri it ë vdekurve kishte arritur në 87.
Nga ana tjetër Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë në një deklaratë për mediat tha se 2 besimtarë me nënshtetësi turke kanë mbetur të vrarë dhe 19 të tjerë janë palgosur.
Ndërkohë Emir ii Mekës, Halid el-Fejsal ka thënë se ka urdhëruar një hetim të shpejtë të ngjarjes për gjetjen e arsyes së rënies së vinçit dhe vënien përpara drejtësisë përgjegjësit.
Fatkeqësi në #Mekë, arrin në 107 numri i të vdekurve, ndërsa numri i të plagosurve në 238 #AA #Mecca #Hajj2015 #Haxh #shqip http://u.aa.com.tr/591823
Posted by Anadolu Agency Shqip on Saturday, September 12, 2015
Fatkeqësi në #Mekë, arrin në 107 numri i të vdekurve, ndërsa numri i të plagosurve në 238 #AA #Mecca #Hajj2015 #Haxh #shqip http://u.aa.com.tr/591823
Posted by Anadolu Agency Shqip on Saturday, September 12, 2015