Haxhilerët nga Kosova kanë ateruar në Aeroportin ndërkombëtar të Xhides

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar "Ademi Jashari", kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë.

Për t'i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit, transmeton Telegrafi.

“Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjta do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjëve. Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, besimtarët kosovarë që sot janë nisur nga Prishtina për në Arabinë Saudite, kanë ateruar në Aeroportin ndërkombëtar të Xhedes.

“Pas pak pritet që me autobusë të nisen për në Mekë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat