Kjo nuk është hera e parë që ushtarët izraelit hyjnë të mbathur në Xhaminë e Kibles që ndodhet në Mesxhid-i Aksa, e cila pranohet si kibla e parë e myslimanëve, sikurse edhe dhuna e ushtruar ndaj vullnetarëve palestinezë që përpiqeshin për ti ruajtur portet dhe oborrin e kësaj xhamie.
Ushtarët izraelit me ditë të tëra janë duke përdorur bomba shokuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj palestinezëve dhe që duan të hyjnë në këtë xhami dhe të cilët protestojnë kundër lejimit të hyrjes së kolonëve hebrenj në Aksa. Gjatë ndërhyrjes u plagosën një numër i madh i personave në mesin e të cilëve gra dhe gazetarë. Ndërkaq Izraeli për shkak të ngjarjeve që jetohen në Mesxhid-i Aksa ka shtuar numrin e policëve në Jerusalem.
Ndërsa bien në sy edhe deklaratat e Netanyahut të bëra gjatë “mbledhjes së sigurisë” të organizuar pas sulmeve të ushtarëve izraelit ndaj Mesxhid-i Aksas që zgjatën për 3 ditë.
Netanyahu gjatë mbledhjes në fjalë tha se “jemi të angazhuar për mbajtjen e situatës aktuale, nuk do të lejojmë personat që duan ti pengojnë hebrenjtë të cilët dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend”.
Duke e bërë të ditur se do të hedhin hapa para në lidhje me disa çështje, Netanyahu urdhëroi organizimin e një mbledhje tjetër të sigurisë javën e ardhshme.
Ndërkaq ngjarjet e jetuara gjatë kësaj jave janë shpërthim i tensionimit që vazhdon prej nëntorit të vitit 2014 e këtej.
Ushtarët izraelit në nëntor të vitit 2014 bastisë Mesxhid-i Aksan dhe përdorën bomba gazi dhe plumba gome ndaj palestinezëve. Kjo ishte hera e parë që ushtarët izraelit hynë në Aksa pas vitit 1967 dhe përdhosën këtë xhami duke dëmtuar qilimat që ndodheshin në të. Gjatë këtyre sulmeve librat e shenjtë të Kuranit u hodhën në tokë dhe ishin dëmtuar edhe portat dhe dritaret e Aksas. Një pjesë e qilimave u dogjën për shkak të bombave të gazit që u hodhën brenda.
Sulmi i parë i kryer ndaj Mesxhid-i Aksas u bë më 21 gusht 1969 nga ana e Dennis Michael Rohan, një radikali australian. Rohan gjatë këtij sulmi dogji mihrabin e Xhamisë së Kibles dhe minberin e saj mijëvjeçar. Ndërsa sulmet tjera ndaj kësaj xhamie u kryen sipas radhës:
-Gjatë intifadës së parë të Palestinës, që u zhvillua mes viteve 1987-1993 e që zgjati deri në Marrëveshjen e Oslos, policia izraelite në vitin 1990 vrau 21 protestues palestinezë.
-Në vitin 2000 ish-Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon hyri në Mesxhid-i Aksa dhe filloi intifada e dytë që zgjati deri në vitin 2007. Në përleshjet e dala pas vizitës së Sharonit u vranë 25 ndërsa u plagosën rreth 700 persona. Edhe pse hyrjet për të gjithë të huaj në Mesxhid-i Aksa janë ndaluar nga ana e fondacionit të kësaj xhamie, Izraeli këtë vendim e pezulloi në mënyrë të njëanshme në vitin 2003 dhe lejoi hyrjen e kolonëve hebrenj dhe turistëve në këtë kompleks nëpërmjet portës Magaribe.
-Pas plagosjes së rëndë me armë zjarri të një rabini të djathtës ekstreme në tetor të vitit të kaluar, policia izraelite njoftoi për mbylljen e Mesxhid-i Aksas për myslimanët deri në një vendim tjetër. Sipas kësaj askush nuk lejohet të hyjë në Mesxhid-i Aksa përfshirë edhe kolonët hebrenj dhe turistët. Pas vendimit të Izraelit për mbylljen për herë të parë pas okupimit në vitin 1967 e këtej të Aksas për një periudhë 24 orëshe, si reagim të kësaj në Jerusalem u organizua një numër i madh i sulmeve dhe përleshjeve. Ushtarët izraelit bastisën Mesxhid-i Aksan dhe hodhën bomba gazi dhe gjuajtën me plumba gome palestinezët që ndodheshin këtu. Izraeli me pretekst se në kompleksin e Mesxhid-i Aksas, krahas Xhamisë së Kibles dhe Xhamisë Kubbetu-s Sahra, muzeut, medreseve dhe oborrit të madh, ndodhen edhe mbetjet e tempullit të Sulejmanit, dëshiron ta pushtoj këtë kompleks./trt/