Policia hungareze ushtron dhunë brutale ndaj refugjatëve (Video/Foto)

Skena të tmerrshme po përçohen nëpër mediat botërore nga dhuna brutale që policia hungareze po demonstron ndaj refugjatëve.

Policia hungareze ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të qindra emigrantëve të cilët kanë kaluar me forcë murin me gjemba të vendosur nga autoritetet në kufirin me Serbinë, për të penguar vërshimin e tyre brenda territorit hungarez.

Policia hungareze ka demonstruar dhunë brutale ndaj refugjatëve që dëshpërimisht provojnë të kalojnë në anën hungareze të kufirit, transmeton Indeksonline.

Qindra emigrantë kanë mundur të kalojnë murin e improvizuar dhe kanë vërshuar në pikën kyçe të kalimit nga kufiri serb, në pikën kufitare Horgos 2, në qytetin hungarez të Roszke, ku janë përfshirë në një përleshje masive me policinë.

Pika e kalimit kufitare në qytetin Roszkem është përdorur nga dhjetëra mijëra emigrantë për të hyrë zonën e Shengenit të Europës, zonë e cila i lejon njerëzit të udhëtojnë midis vendeve pa kufizime. Shumica e emigrantëve synojnë të arrijnë në Gjermani përmes Austrisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat