Si asnjëherë më parë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në qendër të Tiranës ka qenë i tejmbushur me besimtarë myslimanë për faljen e namazit të Bajramit.
Dhjetëra mijëra besimtarë kanë mbushur bulevardin nga ura e unazës e deri te rreth rrotullimi i sheshit Skënderbej, ndërsa është vërejtur se nuk ka mjaftuar as hapësira e parashikuar për besimtarët.
Policia gjatë gjithë kohës ka drejtuar trafikun duke hapur edhe hapësira të reja për besimtarët e shumtë.
Ndërkohë, zyrtarë të KMSH kanë deklaruar për Portalin Albeu se pjesëmarrja e sivjetme ka qenë më e larte deri më tani, prandaj edhe nuk ka mjaftuar hapësira e planifikuar. /albeu.com/
Gëzuar, paqe e lumturi në familjet tuaja!
Posted by Xhamitë e Tiranës on Wednesday, September 23, 2015
Gëzuar!Drita e kësaj dite le ta ngrohë shpirtin tuaj,, gëzimi le ta mundë hidhërimin,, Zoti ua dhashtë atë që nuk e...
Posted by Xhamitë e Tiranës on Wednesday, September 23, 2015