Forcat izraelite janë përleshur të hënën për të dytën ditë radhazi me protestuesit palestinezë në xhaminë e shenjtë Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
“Së paku 370 policë dhe ushtarë izraelitë u futën në xhaminë Al-Aksa nëpërmjet portave Al-Mugharbeh dhe Al-Silsila duke hedhur gaz lotsjellës, bomba shokuese dhe duke gjuajtur me plumba gome në drejtim të besimtarëve në xhaminë Al-Qibali”, thonë dëshmitarët për AA.
Dëshmitarët okularë thanë se 20 ushtarë izraelit janë ngjitur në kulmin e xhamisë Al-Qibali, kanë thyer dritaret dhe ka gjuajtur në drejtim të besimtarëve
Sheikh Omar al-Qiswani, drejtor i xhamisë Al-Aksa, tha për Anadolu Agency se një palestinez është qëlluar me plumb gome, ndërsa 25 të tjerë pësuan nga gazi lotsjellës.
Ai shtoi se ushtarët izraelitë mbyllën portat e xhamisë Al-Qibali me zinxhirë të hekurt si dhe rrethuan xhaminë Al-Aksa duke ndaluar hyrjen për njerëzit nën moshën 50 vjeçare.
Pas përleshjeve të së dielës, në të cilën forcat e sigurisë përdorën plumba gome dhe bomba shokuese, policia njoftoi se ka ndaluar hyrjen në kompleksin e xhamisë për njerëzit të moshës nën 50 vjeçare
Tensionet janë në nivel të lartë gjatë dy javëve të fundit si rrjedhojë e festave fetare muslimane dhe hebreje, gjatë të cilëve është shtuar niveli i sigurisë.
Festa hebreje Sukkot po festohet sot, menjëherë pas përfundimit të Kurban Bajramit. Kompleksi i xhamisë Al-Aksa konsiderohet i shenjtë nga muslimanët dhe hebrenjët të cilët i referohet atij si Mali i Tempullit.