Një mrekulli nga Haxhi: Gruaja palestineze rigjen vëllanë pas 70 vjetësh

Një palestineze e moshuar ka arritur të rigjejë vëllain e saj në qytetin e Medinës në Arabinë Saudite pas një ndarjeje prej 70 vjetësh, raporton e përditshmja Makkah. Fatime El-Hardi ishte ndarë nga i vëllai para 70 vjetësh.

“Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të shikoja përsëri. Gjithmonë kam pasur besim tek Zoti dhe një fije shprese në zemrën time se një ditë do të takoja përsëri vëllain tim. Tani arrita ta takoj për herë të parë bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. E falënderoj Zotin për këtë mundësi që më dha,” tha ajo, transmeton tesheshi.com.

Edhe pelegrinë të tjerë palestinezë ia kishin dalë të mbërrinin shëndosh në qytetin e Mekës dhe të kryenin Haxhin e këtij viti.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat