Ashtu siç pritej, flamuri i Palestinës është ngritur sot për herë të parë para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, ku valëvitet sëbashku me flamujt e tjerë.
Kjo është shoqëruar me një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë shumë zyrtarë të lartë.
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi në shtator rezolutën për flamurin palestinez.
Kundër rezolutës votuan tetë shtete, ndër to Izraeli, Amerika, Australia dhe Kanada.
Miratimin e rezolutës e përkrahën gjithsej 119 shtete, ndërsa 45 ishin të përmbajtura, në mesin e të cilave Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.