Avionët rusë futen në hapësirën ajrore të Turqi

Avionët luftarakë turq F-16 u ngritën menjëherë në ajër pasi një avion ushtarak rus dhunoi hapësirën ajrore turke. Kështu bëri të ditur Ministria e Jashtme.

Avioni luftarak rus doli nga hapësira ajrore turke pasi u interceptua, bëri të ditur Ministria e Jashtme.

Sipas BBC, ministri i Jashtëm turk ka biseduar me homologun rus dhe ministra të tjerë nga vendet e NATO-s.

Rusia po kryen së fundmi sulme ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad.

Moska insiston se ata po shënjestrojnë Shtetin Islamik.

Por aktivistët thonë se ata po bombardojnë edhe grupet kundërshtare të presidentit Assad. /mapo.al/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat