Në Amerikë tani vriten edhe fëmijët mes vete, 11 vjeçari vret fqinjën 8 vjeçare

Një djalë 11 vjeçar në shtetin amerikan të Tennessee është në mbajtje mbi dyshimin për vrasjen e fqinjës së tij 8 vjeçare pas një zënke lidhur me një këlysh.

Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, si një i mitur. Sipas policisë, ai shtiu në vajzën të shtunën mbrëma me armën e babait të tij pasi ajo refuzoi atë ta shihte këlyshin e saj.

Vajza është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha ka thënë se të dy fëmijët kanë shkuar në të njëjtën shkollë.

“Ai është tallur me të, duke e thirrur me emra të ndryshëm dhe është treguar i keq me vajzën. Ai u largua për pak kohë pastaj pa papritmas u shfaq duke e vrarë atë”, zonja Dyer ka thënë për WATE-TV, transmeton Klan Kosova.

“E dua ta kem përsëri në krahët e mijë,” ka thënë ajo.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat