(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu në një deklaratë për mediat ku merrte pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Altınok dhe Ministri i Drejtësisë, Kenan İpek tha se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Ankara ka shkuar në 86 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Müezzinoğlu tha se 62 persona kanë humbur jetën ne vend ngjraje, ndërsa 24 të tjerë pasi janë trasferuar në spitale.
Ministri në vazhdim të fjalës së tij tha se momentalisht duke përjashtuar personat të cilët kanë ardhur për mjekime të vogla në spitale gjenden 186 të plagosur, nga të cilët 26 prej tyre janë në gjendje të rëndë, dhe 18 në proces mjekimi.
Müezzinoğlu, në lidhje me spekulimet se në spitale nuk ka gjak të mjaftueshëm, tha: "Kemi mbi 5 mijë qeska gjaku në spitale të gatshme dhe gjithashtu kemi mundësi të shtojmë deri në 3 mijë të tjera të cilat janë në gjendje stoku".
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brenshme të Turqisë, Altınok në fjalën e tij tha se në këtë sulm nuk bëhet fjalë për gabime dhe neglizhencë të policisë pasi sipas tijë shpërthimet kanë ndodhur rreth 3 sekonda njëri pas tjetrit dhe vendi ku kanë ndodhur shpërthimet ka qenë jasht pikave të kontrollit të policisë.
"Policia e Ankarasë dhe Prefektura kishte marrë të gjitha masat për mbarëvatjejn e këtij marshimi. Ata kishin rrethuar të gjithë vendin ku do të mbahej tubimi" u shpreh Altınok në përfundim të fjalës së tij.
_____________________________________________________________________________________________________
Nga shpërthimet në Ankara, deri më tani 30 të vdekur, 126 të plagosur
Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, numri i të vdekurve nga shpërthimet pranë stacionit të trenit në kryeqytetin e vendit ka shkuar në 30 persona, ndërsa numëri i të plagosurve në 126, raporton Anadolu Agency (AA).
MPB e Turqisë në deklaratën e saj thekson se në këtë vend po tuboheshin qytetarët të cilët pritej të merrnin pjesë në një marshim të planifikuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Në deklaratë thueht se marshimi do të organizohej nga sindikata të ndryshme dhe shoqëria civile në vend. Ndërkohë sipas deklaratës thuhet gjithashtu se dy shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 10:05 sipas orës lokale, ndërkohë që qytetarë të shumtë po kalonin nga pikat e kontrollit.
MPB thotë se sipas informacioneve paraprake 30 persona kanë humbur jetën dhe 126 të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta në kryeqytetin e vendit.
Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi në një deklaratë për mediat tha se në vend ngjarje janë dërguar 56 ambulanca dhe 10 të tjera janë në pritje në këtë zonë. Ndërkohë Ministria thekson se bashkë me ambulancat në zonë ndodhen dhe 5 helikopterë për ti ardhur në ndihmë të plagosurve.
Burimet e autoriteteve policore të Turqisë thanë se shpërthimet kanë ndodhur përpara pikës së kontrollit të ngitur nga policia për mbarëvajtjen e marshimit të sotëm i cili pritej të organizohej në Ankara nga sindikata të ndrsyhme dhe shoqëria civile në vend.