Në Siri, regjimi i Asadit dhe DAESH-i vazhdojnë të bashkëpunojnë. DAESH-i i ka dorëzuar dy rajonet të cilët gjenden në veri të Halep-it, që i ka marrë nën kontroll javën e kaluar, forcave të Asadit pa luftuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata terroriste DAESH, më 9 tetor kishte marrë nën kontroll disa vende në Halep, në veri të Sirisë, në një mënyrë që do të kërcënonte linjën Azaz-Mare e cila është nën kontrollin e opozitës.
Në veri të Halepit, duke përfshirë fshatrat Tel Krah, Tel Suvsin, Kefr Tune, Kafr Karis dhe qarkun Fafin, Shkollën e Këmbësorisë, Zonën e Tregtisë së Lirë ku gjenden instalimet industriale dhe burgun për fëmijë Secn el Ehdes, 8 vende kanë hyrë nën kontrollin e DAESH-it.
Sipas informacionit të dhënë nga burimet lokale për AA, organizata terroriste dje në orët e mbremjes, rajonet Kefr Tune dhe Zonën e Tregtisë së Lirë, pa luftuar ja kanë dorëzuar forcave të regjimit.
Burimet lokale, kanë tërhequr vëmendjen që kur 8 rajonet kanë kaluar nën kontrollin e DAESH-it, forcat e regjimit kanë shënjestuar opozitarët duke hedhur bomba fuçi nga ajri dhe me sulme tokësore duke shkrepur mortaja.
Burimet theksojnë se përkrahja e regjimit është përcaktues në përparimin e DAESH-it.