Avionët luftarakë rusë në Siri sulmojnë vendbanimet nën kontrollin e opozitarëve

Si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë në rajonet Hajan të Halepit dhe në zonat periferike të Idlibit humbin jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Halep mësohet se avionët luftarakë rusë kanë goditur vendbanimet në rajonin Hajan në Halep të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve. Zyrtarët e Mbrojtjes Civile duke theksuar se gjatë sulmeve kanë humbur jetën 7 persona, u shprehën se të plagosurit janë nxjerrë nga rrënojat me mundësi të kufizuara.

Avionët rusë bombarduan njerëzit që po përpiqeshin të nxirrnin të tjerët që kishin mbetur nën rrënoja.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat