Turqia rrëzon një avion në kufi me Sirinë

Autoritetet turke kanë njoftuar për rrëzimin e një avioni të paidentifikuar që kishte shkelur në hapësirën e saj ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë.

“Sot, një avion i paidentifikuar se cilit shtet i përket po lëvizte brenda hapësirës tonë ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë. Kur ai vazhdoi të lëvizë pavarësisht paralajmërimeve tona, avioni ynë në misionin e patrullimit në kufi kanë qëlluar atë brenda rregullave të angazhimit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve turke.

Ndërkohë, sipas medieve turke është rrëzuar një avion pa pilot që mund t’i përkasë Sirisë, përcjell Shekulli.

Por, ende nuk ka detaje më të detajuara në lidhje më këtë ngjarje. Trupat e Bashar al Assad-it dihet që përdorin këto mjete për të goditur nga ajri objektivat rebele dhe ato të ISIS-it.

Prej ditësh, Rusia është angazhuar ushtarakisht në përkrahje të Bashar al Assad-it dhe kundër ISIS-it dhe në të paktën 4 raste, avionët e Moskës kanë shkelur hapësirën ajrore turke.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat