Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të dhunshme të Izraelit (Foto)

Një grup personash duke përfshirë edhe hebrenj anti-sionizmit kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë kundër akteve të dhunës së zbatuar nga Izraeli në Bregun Perëndimorë, Jerusalem dhe në Gaza si dhe kundër ndihmave të SHBA-së ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra persona duke përfshirë dhe anëtarët e Bashkësisë së Hebrenjve kundër Sionizmit të cilët janë kundër pranisë së shtetit Izraelit, janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë.

Grupi krahas flamujve të Palestinës ka mbajtur në duar edhe pankarta me mbishkrime si "Liri për Palestinën", "ndaloni sulmet izraelite në Gaza", "hiqni duart nga Mesxhid-i Aksa" si dhe kanë brohoritur me sloganet "ndal pushtimit izraelit", "Netanjahu kriminel lufte", "Obama, ndal ndihmën ndaj Izraelit".

 

Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të dhunshme të Izraelit Dhjetëra persona duke përfshirë dhe anëtarë...

Posted by Anadolu Agency Shqip on Sunday, October 18, 2015

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat