Mbi 400 iranianë kanë humbur jetën gjatë konflikteve në Siri

Irani i cili jep çdo lloj mbështetje të mundshme për qeverinë e Bashar Asadit në luftën e brendshme në Siri e cila vazhdon prej vitit 2011 ka dërguar ushtarë dhe milicë për të luftuar në radhët e forcave të regjimit sirian kundër opozitarëve parashikohet se ka humbur mbi 400 njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Iranit zyrtarisht mohon pretendimet për ndërhyrje në luftën e Sirisë, ndërsa iranianët që reflektohen në lajmet e shtypit se janë vrarë në konfliktet në Siri i cilëson si "vullnetarë". Ky qëndrim i qeverisë iraniane e cila anëtarët e Gardës Revulucionare të vrarë i cilëson si "pensionistë", "ish ushtarë" ose "këshilltarë" komentohen se kanë qëllim për ti bërë dredhi akuzave se jep mbështetje ndaj ushtraëve të regjimit të Asadit.

Bashkë me këtë agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA në lajmin e publikuar më 15 qeroshor njoftoi se numri i iranianëve të vrarë në Siri ishte 400. Përveç IRNA-s e cila në deklaratën e saj pati dhënë vetëm këtë informacion të bashkangjitur në një forografi asnjë institucion tjetër zyrtarë nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me numrin e iranianëve të vrarë në luftën e Sirisë e cila tashmë ndodhet në vitin e saj të pestë.

Parashikohet se numri i të vrarëve që nga ajo periudhë e deri më tani është rritur, ndërsa lajmet në lidhje me të vrarët dhe të plagosurit iranianë rrallë herë janë përmendur në lajmet e agjencive zyrtare Fars, Tasnim, İRNA, İSNA dhe në ato gjysëm zyrtare. Gjithashtu në informacionet e dhëna në faqet e internetit të këtyre agjencive të lajmeve në lidhje me personat e vrarë në Siri janë dhënë informacione të kufizuara.

Ndërsa në anën tjetër kjo shifër e dhënë nga IRNA nuk përfshinë iranianët që marrin pjesë në operacionet në Irak dhe që kanë humbur jetën atje. Sepse IRNA personat në fjalë i përkujton si "Dëshmorët e mbrojtjes së Tyrbes së Hazreti Zejneb" e cila ndodhet në Damask. Media iraniane, ata që kanë humbur jetën në Irak i përshkruan si "Dëshmorët e mbrojtjes së Tyrbes Imamejn".

- Shifrat e sakta "në Institucionin e Mbrojtjes për mbrojtjen e vlerave dhe veprave të shenjta të Shtabit"

Shifrat e sakta për iranianët e vrarë në konfliktet jashtë vendit ndodhen vetëm në "Institucionin e Mbrojtjes për mbrojtjen e vlerave dhe veprave të shenjta të Shtabit" i cili ka edhe një faqe zyrtare të internetit por që deri më sot ky institucion ka qëndruar larg publikimit të një raporti në lidhje me iranianët e vrarë në Siri.

Kundrejt mos pasjes së një shifre ekzakte për iranianët e vrarë në shtypin zyrtar këto informacione jepen nëpërmjet faqeve të internetit të njohura ose në median sociale në lidhje me ceremonitë e vdekjeve të këtyre personave. AA e cila krahas mediave iraniane ka ndjekur edhe mediat e lajmeve për çështjen në fjalë ka arritur të gjejë 300 emrat e iranianëve duke përfshirë dhe 26 ushtarë të nivelit të lartë të Gardës Revolucionare e cila përbëhet nga forcat ushtarake afgane dhe pakistaneze në Siri.

- Milicët me origjinë afgane dhe Pakistaneze të Iranit

Elementet kryesore të fuqisë ushtarake të Iranit, të dërguar në vend nën strukturën e Gardës Revolucionare përbëhet nga Forcat milice iraniane, Brigadat afgane Fatimijun dhe Brigadat pakistaneze Zejnebijun.

Afërsisht 4 mijë e 500 forca që përbëjnë Brigadat Fatimijun të milicëve afganë dhe brigadat Zejnebijun të milicëve Pakistanezë të cilat janë drëguar nga Irani në Siri për të luftuar në radhët e regjimit sirian kundër opozitarëve theksohet se kanë pësuar humbje të mëdha në Siri, ku Brigada Zejnebijun ka humbur 30 anëtarë të saj në Siri ndërsa Brigada Fatimijun mbi 100 anëtarë të saj. Ndër të tjera theksohet se komandanti i Brigadës Fatimijun me origjinë afgane, Ali Rıza Tevessuli u vra në muajin mars në Siri.

- Irani në luftën e Sirisë ka humbur 26 ushtarakë të nivelit të lartë

Në ditët e fundit nga humbjet e pësuara në forcat ushtarake iraniane nuk tërheq vëmendjen vetëm numri i tyre por edhe ushtarët e nivelit të lartë. Në humbjet e rënda që Irani ka pësuar në Siri deri më sot theksohet se janë 26 ushtarë të nivelit të lartë ku 8 prej tyre janë gjeneralë.

Emri që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ai i Gjeneralit të Brigadës Hüseyin Hemedani i cili u vra më 9 tetor në Halep. Hamedani i cili është zëvendësi i Gjeneralit Kasım Süleymanit komandatit të ushtrisë së Jerusalemit përgjegjës i Gardës Revolucionare të Iranit për operacionet jashtë vendit dihej që ishte personi në krye të operacioneve të ndërmarra në Siri nga Brigadat Fatimijun dhe Zejnebijun me Hizbullahun e Libanit të cilët ishin dërguar nga ana e Iranit në Siri për të mbështetur regjimin e presidentit sirian Bashar Asadit.

Mes komandantëve të Gardës Revolucionare të nivelit të lartë që janë vrarë në Siri ndodhen edhe emra të tjerë si İsmail Haydari, Hasan Shateri, Abdullah İskenderi, Xhabbar Derisavi, Muhammed Xhemali, Hamid Tebatebai Mihr, Emir Rıza Alizade, Dadullah Shejbani, Abbas Abdullahi, Rıza Husejni Mukaddem dhe Muhammed Ali Allahdadi.

- Irani mohon se njësitet e saj kanë hyrë në konflikt të nxehtë

Qeveria e Tehranit duke mohuar se nuk ka ushtarë në Siri, pranon se ndaj ushtrisë siriane jep konsultime dhe trajnim. Edhe pse Irani pretendohen duke pohuar se forcat ushtrake nuk kanë hyrë në konfliktin e nxehtë, humbjet nga forcat ushtarake të saj në Siri në këtë nivel të lartë dhe nga deklaratat e disa zyrtarëve vërtetohet se deklaratat zyrtare nuk paraqesin të vërtetën.

Në të vërtetë njëri prej ish komandantëve të Forcave të Gardës Revolucionare dhe anëtari i Komisionit të Kuvendit për politikën e jashtme dhe sigurinë Kombëtare Xhevad Kerimi Kuddusi në një fjalim në vitin 2013 të publikuar nga Agjencia e lajmeve Studentore (ISNA) kishte shprehur se "Irani me qindra njësi të trupave është i pranishëm në Siri"./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat