Një avion rus me 224 persona në bord rrëzohet në Egjipt

Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil.

”Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”, shtoi ministria.

”Në avion ishin 217 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi, kur aeroplani u ngrit nga Sharm al-Sheikhu, gjatë orëve të para të mëngjesit”, theksoi ajo.

“Një ekip hetimor është nisur drejt vendngjarjes”, tha Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil.

”Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat