Menubar

Qeni endacak shpëton foshnjën e braktisur (Video)

Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi në të cilën shihet se si një qen endacak bartë në gojë një foshnje të sapolindur.

Mediat arabe shkruajnë se ky rast i rëndë ka ndodhur në Oman, ndërsa emirates247.com thotë se ngjarja ka ndodhur në Arabinë Saudite.

Qeni endacak, duke kërkuar ushqim nëpër mbeturina, ka gjetur foshnjën të cilën nëna e kishte lindur para disa orëve dhe e kishte braktisur.

Foshnja ende kishte kordonin e kërthizës.

Qeni e kishte marrë foshnjën dhe kishte dërguar deri tek shtëpitë më të afërta.

E kishte lëshuar para njërës shtëpi dhe kishte filluar të lehte derisa kishin dalë njerëzit.

Kjo ngjarje ka përfunduar gëzueshëm pasi që foshnja ka mbijetuar./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat