Partia AK shpall fitoren e zgjedhjeve në Turqi

Pothuajse janë hapur të gjitha kutitë e votimit pas zgjedhjeve legjislative që u mbajtën sot (1 nëntor 2015) në Turqi.

Sipas rezultateve që kanë mbërritur në qendrat e lajmeve, Partia AK ka shpallur një fitore të re. Përfundimet jo-zyrtare tregojnë që Partia AK me 49,3% të votave dhe 316 deputetë që ka nxjerrë do ta qeverisë e vetme vendin në mandatin e ri të saj.

Kurse shpërndarja e votave për partitë e tjera dhe numrin e deputetëve është si më poshtë:

- Partia Popullore Republikane (CHP): 25,4% dhe 134 deputetë

- Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP): 12% dhe 41 deputetë

- Partia e Popujve Demokratikë (HDP): 10,5% dhe 59 deputetë

Parlamenti turk ka 550 deputetë, ndërkohë që numri i mandateve të nevojshëm për të formuar qeverinë është 276 nga 550 deputetë që ka gjithsej parlamenti turk.

Në zgjedhjet e 1 nëntorit morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor, Partia AK mori 40.87 për qind të votave dhe siguroi 258 vende në parlament, CHP mori 132 vende, kurse MHP dhe HDP morën nga 80 vende në parlament.

Pragu minimal që duhet të kalojnë partitë politike në rang vendi në Turqi është 10 për qind. Për formimin e qeverisë nevojitet më shumë se gjysma e deputetëve, ose të paktën 276 përfaqësues.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues - 88, pastaj vjen Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, dhe Konja 14 deputetë.

Rezultatet në kohë reale të votimit për zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit:

Link 1

Link 2


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat