Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve të ushtarëve izraelitë që prej 1 tetorit e deri më tani është rritur në 73 vetë.
Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi një palestinez në qytetin El-Halil duke shkaktuar vdekjen e tij dhe ndaluan ndërhyrjen e ekipeve shëndetësor.
Sipas të njëjtës deklaratë, 17 nga viktimat që kanë mbetur të vdekur në sulmet e kryera nga ushtarët izraelitë kanë qenë fëmijë.
Gjatë sulmeve të kryera, rezultojnë se 1 mijë e 125 persona janë plagosur me plumba të vërtetë ndërsa 949 të tjerë me plumba gome.
Ushtarët izraelitë gjithashtu kanë rrahur e keqtrajtuar fizikisht edhe 233 palestinezë të tjerë.
Kolonët hebrenj gjatë muajit gusht i vunë zjarrin shtëpisë së familjes Devabishe në qytetin Nablus. Në këtë ngjarje humbën jetën nëna, babai dhe foshnja e tyre 18-muajsh. Vetëm djali 4-vjeçar kishte arritur të shpëtonte i gjallë nga kjo tragjedi.
Tensioni, i cili nisi prej kësaj ngjarjeje, u shkallëzua me bastisje në Xhaminë Mescid-i Aksa duke arritur më pas në përmasa serioze me demonstratat e organizuara në lagje të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Gazës./trt/