Menubar

Ortodoksët demolojnë xhaminë në Kriva Pallankë në Maqedoni (FOTO)

Vandalistë dhe besimtarë ortodoksë mbrëmë kanë demoluar dhe kanë tentuar t`i vënë flakën xhamisë në qytetin e Kriva Pallankës.

Me këtë rast ka reaguar Muftinia e BFI-së në Muftinia Kumanovë. Në reagim thuhet:

Me keqardhje dhe dhembje të thellë sot, më 06.11.2015 në orët e mbrëmjes morëm lajmin se në qytetin Kriva Palankë pas një proteste që është organizuar nga një grup banorësh ortodoks-maqedonas me moton kundër Islamit dhe vendeve në të cilët kryhen ritat fetare. Sipas informatave që i posedon Muftinia e Kumanovës gjatë protestës janë dëgjuar akuza të rënda ndaj fesë Islame dhe muslimanëve të këtij vendi. Në orët e mbrëmjes një grup në prezencë të organeve policore me dhunë kanë hyrë në këtë objekt për të cilin BFI-ja në RM ka dhënë leje për kryerjen e lutjeve ditore dhe i kanë demoluar të gjitha sendet që ishin në brendi të saj”, regaoi Muftinia, transmeton INA.

Qyteti Kriva Pallankë bie nën Muftininë e BFI-së të Kumanovës, prandaj Muftinia e BFI-së në Kumanovë ashpër reagon ndaj këtij akti vandal të vandalistëve maqedon i cili nuk shërben në një bashkëjetesë të mirëfilltë mes komunitetive të këtij vendi dhe kërkon nga organet shtetërore që sa më shpejt t`i gjejë dhe t`i identifojë këta njerëz të papërgjegjshëm që nuk ia dojnë të mirën banorëve të këtij qyteti dhe të marrin dënimin e merituar.

Lidhur me akt vandal kanë reaguar edhe disa parti politike dhe personalitete publike, duke kërkuar të ndërpriten këto akte vandale ndaj objekteve fetare.

Sipas mediave maqedonase, kjo protestë është organizuar nga një grup qytetarësh të Kriva Pallankës.

“Çështja e dytë është se ne nuk jemi kundër romëve, por kundër disa organizatave islamiste apo individë të caktuar, të cilët manipulojnë me romët për pak para, që të arrijnë qëllimet e tyre. Një numër i caktuar i këtyre romëve, para një kohe ishin ortodoks, pastaj dëshmitarë të jehovait, kurse tani janë muslimanë”, deklaroi një protestues pas së cilës u dëgjuan brohoritje, ku u shpërndanë edhe disa fotografi si dëshmi.

Protestuesit brohorisnin “Kriva Pallanka qytet ortodoks”.

Ndersa nje protestues tjeter tha se në dy ditët e kaluar janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime të qytetarëve që janë kundër, siç pretendon ai, “islamizimit të Kriza Pallankës”. Sipas tij, qytetarët e Pallankës, me nënshkrimet e mbledhura dhe me këtë protestë dëshirojnë të thonë se “janë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë”./ina/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat